Shkurtime drastike: Trump kërkon ndaljen e ndihmës financiare për Serbinë, ‘shpëton’ Kosova

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po bënë përpjekje që të reduktojë në mënyrë drastike ndihmën financiare që Shtetet e Bashkuara sigurojnë për vendet e Evropës.

Bota

17/08/2017 15:46

Në mesin e vendeve ku janë planifikuar shkurtime drastike është edhe Serbia me reduktimin e më shumë se 40 për qind, por jo edhe Kosova.

‘Bloomberg’ shkruan se pavarësisht nevojës për të forcuar mbështetjen në rajon në luftën kundër ‘agresionit rus’, Shtëpia e Bardhë ka kërkuar shkurtime të mëdha të financimit, transmeton lajmi.net.

Reduktimi i planifikuar në buxhetin e Departamentit të Shtetit do të përfshije fonde për çështje evropiane dhe euroaziatike, është propozuar që vendet e kësaj pjese të botës për vitin 2018 të financohen më 336 milionë dollarë më pak se ajo që administrata e Obamas i kërkoi Kongresit për vitin 2017.

Edhe pse kjo nuk është e sigurt se ky propozim do të kalojë në Kongres, ‘Bloomberg’ vë në dukje se buxheti i planifikuar dërgon një mesazh të fortë në lidhe me prioritetet e Donald Trump.

Administrata Obama për këtë vit, për Serbinë kishte kërkuar 23.4 milionë dollarë për programet e përmirësimit të trajnimit ushtarak dhe arsimit, mbështetje në luftën kundër narkotikëve, terrorizmit dhe ekonominë.

Sipas raportimit të ‘Bloomberg’ në vitin 2018 ka bërë pothuajse më pak se 45 për qind.

Shkurtime më drastike ka përjetuar Bullgaria me gati 80 për qind më pak financa se në vitin e kaluar, më pas vjen Gjeorgjia, Estonia, Lituania, Letonia, Serbia, Mali i Zi dhe Ukraina./Lajmi.net/