Shkodër, sekuestrohen 21 kg kanabis sativa

21 kg kanabis është sekuestruar nga policia e Shkodrës. Sasia e drogës është gjetur në një çantë sportive në zonën e quajtur “Hidrovori”, pranë pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit.

Lajme

09/04/2016 12:40

Në një çantë sportive janë gjetur 20 pako me peshë totale 21 kg e 200 gram kanabis sativa, raporton TCH.

Policia po punon për identifikimin e poseduesin e lëndës narkotike, në akuzën e trafikimit të drogës./ lajmi.net.