Shfrytëzojeni  motin e mirë, dilni votoni!

Në Kosovë sot mbahen zgjedhjet lokale, ndërsa që edhe moti i mirë që pritet të mbaje gjatë kësaj dite, mund të ndikojë që dalja e qytetarëve në zgjedhje të jetë më e madhe.

Lajme

22/10/2017 08:53

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet  20-23 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare, njofton IHMK.

Reshjet parashihen të vijnë gjatë orëve të para të ditës së hënë, kurse në veriperëndim të vendit ka mundësi që këto reshje të vijnë në orët e vona të ditës së diele./Lajmi.net/