Sherr pas ndeshjes, plagoset me thikë i riu

Një 32-vjeçar nga Lushnja është plagosur rëndë me thikë, pas një sherri banal pranë një pike bastesh sportive.

Lajme

11/06/2016 22:49

Julian Sula është sjellë me urgjencë në Tiranë, pasi ka marrë plagë të rënda si pasojë e goditjeve.

Sipas informacioneve në vendin e ngjarjes, mësohet se i plagosuri dhe autori kanë nisur të debatojnë pranë pikës së basteve, pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Zvicër. Policia është në kërkim të autorit të plagosjes së rëndë, ndërsa nuk bëhet publik identiteti i tij.