Shëroni hemorroidet me këtë ilaç natyral – Lajmi.net
Shëroni hemorroidet me këtë ilaç natyral
Autori: Lajmi.net LifestyleShëndeti 0:07, 11 September 2017
Hemorroidet janë patologji shumë e zakonshme që prekin të paktën një herë në jetën e tyre pothuajse të gjithë popullatën. Problemi ndodh me frekuencë të barabartë në të dyja gjinitë, edhe pse tek gratë duhen marrë parasysh rreziqet e mundshme që lidhen me shtatzëninë.

Hemorroidet janë venat e fryra dhe kapilarë të inflamuar rreth rektumit. Klasifikohen si të brendshme dhe të jashtme.

Në origjinën e sëmundjes, janë faktorë të tillë si historia e familjes, mënyra e jetesës dhe ushqimi. Është një gjendje e dhimbshme që shkaktohet zakonisht nga kapsllëku, mungesa e ujit në dietë, mungesa e stërvitjes, qëndrimi ulur për një kohë të gjatë, shtatzënia, etj.

Parandalimi

Për të parandaluar hemorroidet është shumë e rëndësishme të bëhet aktivitet i rregullt fizik dhe të shmanget pirja e duhanit dhe alkoolit. Sportet përmirësojnë funksionet trupore, në të njëjtën kohë forcojnë rajonin legenit.

Një dietë e ekuilibruar, e pasur me ujë dhe fibra ndihmon për të rregulluar funksionin e zorrëve, duke larguar një nga faktorët kryesorë të rrezikut. Higjiena e mirë personale jo vetëm pengon hemorroidet, por edhe shumë sëmundje të tjera.

Kura natyrale për hemorroidet

Trajtimi i hemorroideve ndryshon në varësi të shkallës së sëmundjes. Bimët dhe natyra ofrojnë zgjidhje të shkëlqyera për hemorroidet:

Aloe Vera Gel – është një ndihmë e mirë kundër hemorroideve, ka veprim anti-inflamator, qetësues, tonik dhe shtrëngues; rrjedhimisht është e dobishme dhe në trajtimin e plagëve të hapura.

Lule Basani (kantarioni): Bima dhe vaji janë të pasur me veti shëruese dhe dezinfektuese.

Vaj Jojoba përfshin një produkt me antioksidant dhe zbutës. Dhe gjalpi Shea ka të njëjtat funksione.

Vaji esencial i mentes jep freski dhe lehtësim të menjëhershëm.

Gështenja e egër (Aesculus hippocastanum), përdoret për të trajtuar hemorroidet dhe venat me variçe. Përbërësit aktiv përfshijnë saponine dhe tanine, të cilat kanë veti anti-inflamatore. Aplikohet si vaj në indet e fryrë. Mos kombinoni këtë barishte me ilaçe antikoagulant.

Fjalët kyçe: Hemorroidet

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play iStunt 2
  • Play Rock Wheels
  • Play Urban Basketball