Shefi i ushtrisë amerikane parashikon mposhtjen e ISIL-it me trupa tokësore

Komandanti më i lartë i shtrish amerikane,  gjenerali Martin Dempsey, ka deklaruar se militantët e “Shtetit Islamik" (IS) po përshtaten ndaj fushatës ajrore të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara, duke i bërë objektivat në Irak dhe Siri të vështira për t’u identifikuar dhe për t’u eliminuar nga forcat e koalicionit. 

Bota

14/10/2014 11:33

Ai ka thënë se ende nuk sheh nevojën për trupa tokësore amerikane në Irak, porse mund të parashikojë të mirat që vijnë nëse forcat amerikane shoqërojnë trupat irakiane në misione të ardhshme me intensitet të lartë, siç do të jetë rimarrja e qytetit të Mosulit tashmë të kontrolluar nga “Shteti Islamik”.

Shefi i Shtatmadhorisë amerikane, gjenerali Dempsey, foli një ditë pasi sekretari i Mbrojtjes, Chuck Hagel e përshkroi detyrën për mposhtjen e organizatës terroriste “Shteti Islamik i Irakut dhe Levanit” (ISIL) si të vështirë dhe të komplikuar.

“Armiku adoptohet, dhe ata do të bëhen më të vështirë të vihen në objektiv. Ata dinë si të manovrojnë dhe të përdorin popullatën për t’u fshehur. Kur gjejmë objektivin e duhur, ne godasim”, tha gjenerali Dempsey, raporton VoA.

Luftimet e ashpra vazhdojnë në qytetin kurd Kobani të Sirisë ku militantët publikuan video që tregon betejën rrugë më rrugë dhe shtëpi më shtëpi, duke bllokuar civilë dhe duke shtuar radhët e refugjatëve. 

Në Irak, trupat qeveritare vazhdojnë të luftojnë me radikalët suni pranë Bagdadit, kur një valë e re shpërthimesh me autobombë lanë dhjetëra të vdekur.

Por komandantët ushtarakë amerikanë theksojnë se përparimet e Shtetit Islamik drejt Bagdadit dhe Irbilit janë ndalur, edhe pse militantët janë sofistikuar në fshehjen e pozicioneve dhe të lëvizjeve të tyre në përgjigje të sulmeve ajrore të koalicionit.