SHBA thirrje qytetarëve që të mos udhëtojnë për EURO 2016

Kampionati Evropian, Franca 2016 mund të jetë cak i sulmeve terroriste.

Bota

31/05/2016 18:23

Për këtë qeveria amerikane ka paralajmëruar qytetarët e këtij vendi që të mos udhëtojnë drejt Francës për të ndjekur këtë ngjarje.

Independent shkruan që sipas tyre, stadiumet të cilat e mirëpresin Euro 2016, do të jenë të mbushura me tifozë, e që kjo mund të shërbejë si cak i terroristëve.

Shqetësimi i mundshëm për sulme terroriste që mund të ndodhin në Francë, janë lëshuar nga Departamenti i Shtetit këtë të martë.

Aty thuhet se sulmet e mundshme mund të ndodhin edhe jashtë stadiumeve, si në hapësira ku njerëzit mund të organizohen për të përcjell ndeshjet në monitor, parqe dhe të tjera, që mund të jenë vende me rrezik, transmeton Klan Kosova.