SHBA-të, heqja e sanksioneve varet nga zgjedhjet e presidentit Putin

Heqja e shpejtë e sanksioneve perëndimore kundër Rusisë varet nga presidenti, Vlladimir Putin, paralajmëroi sot shefi amerikan i diplomacisë, John Kerry.

Bota

16/12/2014 22:49

“Sanksionet mund të hiqen brenda disa javësh ose ditësh, në funksion të zgjedhjeve të presidentit Putin”, deklaroi Kerry, ndërkohë që Rusia po bie në një krizë të rëndë monetare, të shkaktuar nga rënia e ndjeshme e çmimit të naftës dhe sanksionet ekonomike të perëndimorëve për të ndëshkuar sjelljen e presidentit rus në çështjen ukrainase.

“Ne nuk duam që populli të vuajë, ky nuk është qëllimi ynë”, vazhdoi Kerry, duke theksuar se rusët janë pengje të zgjedhjeve të bëra nga qeveria e tyre.

Sipas ushtrisë ukrainase, deri në 10 mijë ushtarë rusë gjenden aktualisht në lindjen rebele të Ukrainës, pavarësisht armëpushimit të ri. Konflikti në lindje të Ukrainës ka shkaktuar 4,600 të vdekur që prej mesit të prillit, sipas bilancit të fundit të OKB-së.