SHBA dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin me Turqinë – Lajmi.net
SHBA dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin me Turqinë
Autori: Lajmi.net BotaLajme 16:02, 4 August 2018
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se Turqia është një partner i NATO-s me të cilin qeveria e SHBA-ve dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin.

Pompeo i cili ndodhet në Singapor në kuadër të takimit të 51-të të ministrave të Jashtëm të Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) në një deklaratë për mediat tha se SHBA-të dhe Turqia janë partnerë të vlefshëm përkundër tensioneve në lidhje me çështjen e klerikut amerikan Andrew Craig Brunson, i cili po mbahet në paraburgim shtëpiak për kryerjen e veprave penale në emër të FETO-s dhe PKK-së.

Ai tha se në takimin me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu kanë biseduar për këto çështje. Pompeo tha se SHBA-të dhe Turqia, të cilat sipas tij, përkundër vështirësive po arrijnë të kenë bashkëpunim të afërt dhe të mirë, do të vazhdojnë bashkëpunimin në kuadër të Aleancës së NATO-s dhe në çështjet tjera.

“Turqia është një partner i NATO-s, me të cilin qeveria e SHBA-v dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin”, tha ai,  transmeton Anadolu Agency .

Pompeo tha se gjatë takimit me Çavuşoğlun ka shprehur haptazi dëshirën për lirimin e Brunsonit dhe lejimin e kthimit të tij në SHBA. Duke shprehur se duhet të lirohen edhe disa punonjës lokal të Departamentit Amerikan të Shtetit, Pompeo tha se “Shpresoj se në ditët në vijim do të shohim se kjo do të realizohet”.

Sekretari Pompeo poashtu u bëri thirrje të gjitha shteteve, duke filluar nga Rusia, që të mos shkelin sanksionet kundër Koresë së Veriut.

Duke potencuar se SHBA do të merr “me shumë seriozitet” çdo lloj të shkeljes, Pompeo tha: “Dua t’i rikujtoj çdo shteti që i mbështet sanksionet se kjo është një çështje shumë serioze dhe se do të bisedojmë me Moskën lidhur me këtë çështje”.

Sipas tij, çdo shkelje mund të neutralizojë synimin e pastrimit të Koresë së Veriut nga armët bërthamore. “Presim që rusët dhe vendet tjera të respektojnë vendimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të vendosin sanksione ndaj Koresë së Veriut”, tha Pomeo.

Përfaqësuesja e Përhershme e SHBA-ve në OKB, Nikki Haley kishte akuzuar Rusinë për shkelje të sanksioneve të OKB-së të aplikuara ndaj Koresë së Veriut për shkak të programit të saj bërthamor. Poashtu edhe në një raport të prezantuar në KS të OKB-së thuhet se “Qeveria e Phenianit nuk e ka ndalur programin bërthamor dhe raketor dhe se gjatë vitit 2018 ka vazhduar të shkelë sanksionet e OKB-së me një rritje të madhe në tranferimin e qymyrit dhe produkteve të naftës nga anija në anije”.

Pompeo bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të gazetarëve të “Reuters”-it që po mbahen në paraburgim në Mianmar.

Ai në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter tha se në takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Mianmarit, Kyaw Tin kanë shprehur shqetësimet për këtë çështje. “Duhet të lirohen menjëherë”, ka shkruar Pompeo.

Dy gazetarë të “Reuters”-it të cilët u ndaluan në muajin dhjetor të vitit të kaluar me arsyetimin se kanë nxjerrë në shesh dokumentet ushtarake për ekzekutimet jashtëgjyqësore ndaj muslimanëve të Arakanit në Mianmar, akuzoheshin për shkelje të Ligjit të sekreteve shtetërore.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO