SHBA: Arrestohen vrasësit e kosovarit Jehon Gërvalla (Foto)

Familja e kosovarit, Jehon Gërvalla të vrarë në një motel në Nju Jork, ka folur për mediet amerikane pasi që dy persona janë arrestuar të dyshuar për vrasjen e tij.

Lajme

26/07/2015 15:53

Të dyshuarit, Donovan Zuhlke nga Rochester dhe Jessica Soble nga Oswego ballafaqohen me akuza për vrasje të Jehon Gërvalles, 39 vjeçar i cili u gjet i vdekur në një dhomë moteli.

Gërvalla dhe familja e tij kishin emigruar në SHBA nga Kosova në vitin 1999. Jehoni njihej si djalë shumë familjar.

“Vëllai im gjithmonë ishte aty të përkrahte familjen, miqtë e tij. Ai kurrë s’diti të thoshte jo”, ka thënë Feston Gërvalla.

“Do të na mungojë shumë”, përfundoi ai.

Policia kishte shkuar në Motelin, 6, në rrugën Buell, të premten rreth orës 2 të mëngjesit pasi pranoi një denoncim.

Sipas policisë, Gërvalla ka vdekur nga plagët e marra me thikë.

Sipas policisë, të dyshuarit Zuhlke dhe Soble ishin takuar 10 ditë më parë kur Soble kishte ardhur në Rochester për trajtim mjekësor.  Hetuesit kanë thënë për mediet amerikane se atë dyshja e dyshuar vendosi ta plaçkiste Gërvallën.

Feston Gervalla
Feston Gervalla

Sipas shefit të Policisë në Gates, James Van Brederode, kamerat e sigurimit kishin ndihmuar në gjetjen të dyshuarve.

“Përmes i xhirimeve në kamerat e sigurisë ia dolëm që të identifikojmë të dyshuarit brenda një ore” tha shefi i policisë.

Zuhkle dhe Soble u akuzuan për plaçkitje të shkallës së parë dhe vrasje të shkallës së dytë.

Dyshja po mbahet në paraburgim pa mundësi lirimi me dorëzani dhe pritet të paraqitet në gjykatë për seancë preliminare dëgjimore të enjten.

Jehon Gërvalla, ishte i biri i veprimtarit Zeqir Gërvalla.