Shaqiri flet pas shortit të Kupës së Botës, ku e pret përballja me Serbinë dhe Brazilin

Xherdan Shaqiri është ndarë i kënaqur me shortin e fazës së grupeve të Kupës së Botës.

Sport

01/12/2017 18:02

Në Moskë, sot është hedhur shorti për Kupën e Botës që në vitin 2018 organizohet në Rusi.

Xherdan Shaqiri që përfaqëson Zvicrën, do të jetë pjesë e grupit E, së bashku me Brazilin, Serbinë dhe Kosta Rikën.

Djaloshi nga Zhegra e Gjilanit, në Instagram ka mirëpritur përballjet e këtij grupi.

“Hmm më pëlqen ky short! Po juve?! Mezi pres të luaj verën e ardhshme Botërorin e dytë për mua”, ka shkruar Shaqiri./Lajmi.net/