Sërish kërcënon Nikolic

Përderisa nuk krijohen kushte që serbët e Kosovës të votojnë lirshëm, atëherë Serbia do të shqyrtojë pozicionin e saj karshi këtyre zgjedhjeve, ka thënë Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic.

Lajme

05/10/2013 15:53

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic ka deklaruar se në rast se nuk u mundësohet votimi serbëve që kanë drejtë vote, atëherë Serbia do të shqyrtojë mundësinë përfshirjes në procesin e zgjedhjeve lokale në Kosovë.

“I kemi dërguar BE’së një mesazh të qartë se në rast se nuk krijohen kushte të rregullta për zgjedhje demokratike dhe përderisa serbëve që kanë drejtë vote nuk u lejohet e drejta për të votuar lirshëm, atëherë Serbia do të rishqyrtojë mundësinë e përfshirjes në këtë proces”, ka thënë Nikolic.

Ai tha se Serbia nuk do të lejojë asnjëherë që t’i tjetërsohet një pjesë e saj.

“Edhe pse nuk jemi mjaftë të fortë që të luftojmë, por jemi të mençur që të bisedojmë për këtë vend”.

Komentet e Presidentit serb Nikolic vijnë në një kohë kur janë ngritur tensionet në mes të Prishtinës dhe Beogradit si shkak i moslejimit të vizitave të zyrtarëve serbë në Kosovë, që kanë karakter elektoral.