Serbia krenohet me veprimin e Vuçiqit para mbledhjes në Bruksel

Mediat serbe krenohen me një veprim të presidentit Aleksandar Vuçiq para takimit të liderëve të Ballkanit në Bruksel.

Lajme

19/12/2018 14:19

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka vizituar një kishë në Bruksel para takimit të liderëve të Ballkanit në Bruksel.

“Presidenti Vuçiq është lutur për Serbinë”, shkruan portali “Alo”, transmeton lajmi.net.

Vuçiq ka ndezur qirinj në një kishë në Bruksel ku u takua me atin Jakov.

Në takimin e sotëm të ftuar nga shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini do të marrë pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. /Lajmi.net/