Serbia e ka pranuar Kosovën para Federatës së Futbollit

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se sa para kanë shpenzuar shqiptarët që ta fitojnë pavarësinë, kurse nuk kanë kursyer aspak as kur ishte në pyetje sporti.

Opinion

04/05/2016 15:03

Serbia dhe Federata e Futbollit kanë bërë të pamundurën në vitet e shkuara për ta parandaluar pranimin e Kosovës në UEFA. Luftuam aq sa kemi mundur dhe vazhdimisht e kemi shtyrë atë të padëshiruarën. Por, është e qartë se pas pranimit të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar nuk ekzistonin as shanset teorike që t’i ndalim.

Federata e Futbollit të Serbisë i ka rezistuar për një kohë të gjatë sulmeve të tyre, gjithmonë kemi bërë gjithçka që me diplomaci ta shpjegojmë problemin që do të ndodhte në rast të pranimit të tyre.

Mirëpo, më nuk duhet të gënjejmë. Shteti ynë para disa vjetësh i ka pranuar të gjitha në një mënyrë. Andaj, nuk është normale që sportistët të parandalojnë diçka që ishte e pamundur të ndalet. Ata tani do të festojnë, kurse ne do të vajtojmë dhe jemi të hidhëruar.

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se sa para kanë shpenzuar shqiptarët që ta fitojnë pavarësinë, kurse nuk kanë kursyer aspak as kur ishte në pyetje sporti. Mendoj se futbolli është sporti i tyre i fundit që ka hyrë në institucionet ndërkombëtare. Të gjitha Federatat e tjera kanë marrë njohje, andaj diçka e tillë është dashur të ndodhte edhe tani kur janë në fjalë UEFA dhe FIFA.

Edhe ata, njësoj sikurse ne, e dinë se sa i rëndësishëm është futbolli për reklamimin dhe përfaqësimin e një shteti në botë. Ndryshe ju shikon mbarë bota kur paraqiteni në kualifikime për një Kampionat botëror ose Evropian, kurse është ndryshe kur zhvilloni ndeshje miqësore.

Të gjithë më vite, nga bombardimet e vitit 1999 e dimë se çka pason dhe çka mund të ndodhë. Në disa gjëra nuk kishim fuqi, e as mundësi të ndikojmë. Duhet të kthehemi tek vetja dhe puna që është para nesh. Ne kemi shumë probleme sa i përket përfaqësueses dhe tani është më e rëndësishmja të jemi të vetëdijshëm dhe të organizohemi mirë për pjesëmarrje në kualifikime për Botëror, që do të zhvillohet në Rusi më 2018.

Ashtu siç dimë dhe mundemi, duhet të sigurojmë kualifikimin në Kampionatin botëror sepse deri më tani kemi humbur tri gara të mëdha dhe gjendemi në margjinën e futbollit në Evropë.

Opinion i publikuar në gazetën serbe Kurir – përkthyer në shqip nga lajmi.net

Autori është punëtor i futbollit