Senatorët kritikojnë presidencën amerikane për vonesë në sanksionet kundër Rusisë – Lajmi.net
Senatorët kritikojnë presidencën amerikane për vonesë në sanksionet kundër Rusisë
Autori: Lajmi.net BotaLajme 8:43, 12 October 2017
Dy senatorë udhëheqës të Shteteve të Bashkuara e kanë akuzuar administratën e presidentit, Donald Trump, për zvarritje të zbatimit të legjislacionit të ri për forcimin e sanksioneve kundër Rusisë, duke thënë se administrata ka dështuar për të dhënë informacion lidhur me sektorët e mbrojtjes dhe të inteligjencës së Rusisë.

Letra e publikuar mbrëmë, është e dyta e këtij lloji nga senatori demokrat, Ben Cardin, dhe ai republikan, John McCain, që e kritikojnë Shtëpinë e Bardhë për dështim të implementimit të masës, që presidenti Trump me hezitim e ka nënshkruan më 2 gusht.

Akti i Kundërshtimit të Armiqve të Amerikës Nëpërmjet Sanksioneve, të cilin Kongresi i Shteteve të Bashkuara e ka miratuar me shumicë bindëse, i ka forcuar sanksionet ekzistuese dhe kërkon nga administrata e Trumpit që në mënyrë efektive të kërkoj leje nga Kongresi për tërheqje eventuale të sanksioneve.

Ky ligj, po ashtu, e kishte përcaktuar afatin 1 tetor që administrata të publikoj “rregulla dhe udhëzime të tjera” për individët ose entitetet që operojnë në emër të inteligjencës apo sektorëve të mbrojtjes së Rusisë, për sanksione potenciale.

Nuk ka pasur përgjigje të menjëhershme të Shtëpisë së Bardhë ndaj kësaj letre të senatorëve Cardin dhe McCain./rel/

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Stealth Sniper
  • Play Bubble Trouble
  • Play Rock Wheels
  • Play Supercar Showdown