FSK-ja mbetet institucioni më i besueshëm në Kosovë, gëzon 87.4 për qind të besimit të qytetarëve

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) edhe këtë vit është renditur si institucioni më i besueshëm i sigurisë në vend, sipas rezultateve të Anketës Rajonale WeBalkans 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga FSK-ja, 87.4 për qind e qytetarëve të anketuar kanë shprehur besim ndaj këtij institucioni. Me këtë rast, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim…

Lajme

26/06/2026 13:54

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) edhe këtë vit është renditur si institucioni më i besueshëm i sigurisë në vend, sipas rezultateve të Anketës Rajonale WeBalkans 2026.

Sipas të dhënave të publikuara nga FSK-ja, 87.4 për qind e qytetarëve të anketuar kanë shprehur besim ndaj këtij institucioni.

Me këtë rast, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka falënderuar qytetarët për besimin e vazhdueshëm, si dhe personelin e FSK-së për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar në kryerjen e detyrave, transmeton lajmi.net.

“Shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim të sinqertë për qytetarët e Republikës së Kosovës për besimin e vazhdueshëm të treguar ndaj FSK-së. Gjithashtu falënderoj të gjithë personelin e FSK-së për profesionalizmin, punën e palodhshme dhe angazhimin e vazhdueshëm në përmbushje të misionit”, thuhet në reagimin e komandantit Jashari.

Sipas FSK-së, ky rezultat është dëshmi e përkushtimit, profesionalizmit dhe integritetit institucional të pjesëtarëve të saj në përmbushjen e detyrave kushtetuese dhe ligjore.

Në njoftim theksohet se Forca e Sigurisë së Kosovës do të vazhdojë ta realizojë misionin e saj me profesionalizëm, disiplinë dhe përgjegjësi të lartë, duke qenë gjithmonë e gatshme t’u dalë në ndihmë qytetarëve dhe të kontribuojë në sigurinë dhe stabilitetin e vendit.

FSK-ja vlerëson se besimi i qytetarëve përbën njëkohësisht nder, përgjegjësi dhe motiv shtesë për zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve profesionale dhe operacionale, në funksion të përmbushjes së misionit të saj dhe kontributit për paqen dhe sigurinë.

Postimi i plotë: 
FSK institucioni më i besueshëm në vend
Bazuar në rezultatet e Anketës Rajonale WeBalkans 2026, Forca e Sigurisë së Kosovës edhe këtë vit radhitet si institucioni më i besueshëm i sigurisë në Republikën e Kosovës, duke gëzuar 87.4% të besueshmërisë së qytetarëve të anketuar.
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e tij të sinqertë për qytetarët e Republikës së Kosovës për besimin e vazhdueshëm të treguar ndaj FSK-së. Gjithashtu Gjeneral Jashari falënderon të gjithë personelin e FSK-së për profesionalizmin, punën e palodhshme dhe angazhimin e vazhdueshëm në përmbushje të misionit.
Ky vlerësim i lartë paraqet dëshmi të përkushtimit, profesionalizmit dhe integritetit institucional të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të tyre kushtetuese dhe ligjore. Kjo arritur është falë angazhimit dhe shërbimit vetëmohues të personelit të FSK-së.
Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet e përkushtuar që misionin dhe detyrat e saj t’i realizojë me profesionalizëm, disiplinë dhe përgjegjësi të lartë, duke qenë gjithmonë e gatshme për t’u dalë në ndihmë qytetarëve dhe për të kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin e vendit.
Besimi i qytetarëve përbën nder, përgjegjësi dhe motiv shtesë për FSK-në që të vazhdojë zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale, në funksion të përmbushjes së misionit të saj dhe të kontributit për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në vend dhe më gjerë./lajmi.net/