Selakoviq e quan hipokrizi thirrjen e KE-së për ulje tensionesh Kosovë-Serbi

Sekretari i Përgjithshëm i Presidentit të Serbisë, Nikola Selakoviq ka thënë se pret mbështetjen e vazhdueshme të Moskës ndaj Beogradit për çështjen e  Kosovës.

Lajme

02/10/2018 13:20

“Ky është takimi i 14-të i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me homologun e tij rus, Vladimir Putin brenda një periudhe të shkurtër. Bashkëpunimi intensiv rezulton në mbështetjen e ofruar nga Federata Ruse për Serbinë në zgjidhjen e problemit të Kosovës”, ka deklaruar Selakoviq, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, situata asnjëherë nuk është e qetë në Ballkan.

“Referendumi në Maqedoni, zgjedhjet në Bosnje dhe Hercegovinë, prania e forcave speciale në Veri të Kosovës dhe pushkët e gjata me tyta. Këto janë temat që do të jenë në tryezën e bisedimeve midis dy presidentëve”, ka thënë sekretari i presidentit serb.

Ai e ka quajtur hipokrizi thirrjen e Komisionit Evropian që të dyja palët t’i ulin tensionet./Lajmi.net/