Sekretet e njerëzve që e duan punën e tyre

Të jesh në gjendje për të punuar lirshëm dhe fleksibiliteti janë çelësi për të dashur punën që e bëni, thotë një studim i ri.

Lifestyle

07/11/2014 15:43

A jetoni për të punuar apo punoni për të jetuar? A jeni njëri nga 40% e atyre njerëzve të cilët nuk ndjehen të lumtur para se të shkojnë në punë? 4 nga 10 të punësuar nuk angazhohen në punën e tyre, sipas TINYpulse, një kompani që ofron sondazhe mujore të më shumë se 40,000 punonjësve në 300 kompani të vendosura në mbarë botën.

Punonjësit u pyetën me një pyetje të thjeshtë nga ky studim i fundit: “Çfarë ju shtyen që ta doni punën tuaj?”. Nuk duhet të çuditemi që ata që thanë se kënaqen me punën e tyre ishin bashkë-punëtorët dhe themeluesit, transmeton Lajmi.net.

Njerëzit e mrekullueshëm tërheqin njerëz të mrekullueshëm
“Truri juaj është i lidhur me zemrën tuaj”, thotë Barbara Frederickson, Profesoreshë e Psikologjisë në Karolinë të veriut. Nerva e quajtur ‘vagus’ është një nerv miqësor që ndihmon në rregullimin e rrahjeve të zemrës dhe frymëmarrjes, dhe ka treguar se ka një ton të forcuar si muskul.

Por, cilat janë sekretet e atyre që e duan punën? Lajmi.net ju sjellë 5 arsyet pse këta njerëz e duan punën e tyre.

Liria: Kjo është e nevojshme për të krijuar, improvizuar dhe për tu bërë sipërmarrës – gjithashtu edhe për të menaxhuar dështimet thotë David de Salvo, një shkrimtar i shkencës në Forbes. Në artikullin e tij se pse njerëzit e duan atë që e bëjnë ai konfirmon se kërkesa e punëtorëve të lumtur për të pasur liri u prinë të dyja valëve, si të dështimit ashtu edhe të suksesit.

Kultura: Shumë njerëz mendojnë se kultura në punë është një kusht i domosdoshëm. Megjithatë, në këtë hyjnë edhe shpërndarja e vlerave themelore e transparencës, besimit dhe komunikimit, nga ata që e duan punën e tyre.

Ndryshimet: Është në natyrën tonë për të kërkuar ndryshime. Mësoni aftësi të reja dhe do t’i krijoni vetës më shumë mundësi – dhe ndryshimet mundësojnë që të mësoni gjëra të reja.

Sfidat: Ata që e duan punën e tyre thonë se kurrë nuk e harrojnë këtë. Ata tregojnë këmbëngulje të pasionuar tek çdo sfidë që ju shfaqet – edhe në qoftë se do të thotë të bëni punë edhe jashtë orarit. Fituesit e famshëm të çmimit Nobel, shkencëtarët Watson dhe Crick dokumentuan kërkimet e tyre të shumta dhe të përpikta për të kuptuar strukturën e ADN-së – dhe në fund suksesi ishte ai që i ngazëlleu.

Fëmijëria: Do të ndikojë shumë se çfarë fëmije keni qenë – të rriturit që e duan punën e tyre janë të njëjtit fëmijë që shkruanin storje, ose të njëjtit ata të cilët u shisnin lodrat e tyre fëmijëve të tjerë apo bënin ndërtime të jashtëzakonshme të lodrave Lego, transmeton Lajmi.net. Pasionet e tyre të karrierës janë të lidhura me gjërat që ata i kanë dashur për t’i bërë qysh fëmijë. Ata tani jetojnë me një perspektivë të kalitur të një të rrituri dhe kanë energjinë e një fëmije – i cili është një kombinim mjaft i lumtur.

Siç edhe kishte thënë Steve Jobs, “E vetmja mënyrë për të bërë punë të mrekullueshme është ta duash atë që e bënë. Nëse nuk e keni gjetur ende atë çfarë doni ta bëni, vazhdoni ta kërkoni, mos u zhgënjeni.”