Seanca e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, tejet e rëndësishme

Rëndësia e seancës së Asamblesë së Përgjithshme së Kombeve të Bashkuara, ishte tema e cila u trajtua në programin e mëngjesit në RTK, ku i ftuar ishte Afrim Hoti, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës.

Lajme

19/09/2017 09:09

 

Hoti tha se seanca e Asamblesë së Përgjithshëm të OKB mbahet një herë në vit dhe bartë me vete peshën dhe rëndësinë, meqenëse marrin pjesë shtetet më të fuqishme të botës.

“Duke marrë parasysh formatin e këtij takimi, është një takim mjaft i rëndësishëm ku trajtohen tema mjaftë të rëndësishme dhe të ndryshme. Pika kryesore e seancës do të jenë fjalimet e burrështetasëve botëror, ku do të trajtohet se çfarë do të jetë politika amerikane drejtë botës. Pra, do të jetë një fjalim i presidentit Trump për politikat e amerikane në raport e Korenë Verore dhe shumë çështje me interes”, tha Hoti në RTK.

Sipas tij, nuk do të ketë përkrahje unilaterale të liderëve të botës për raportet e SHBA-së me  Korenë Veriore, për faktin se politikat amerikane duhet të jenë shumë të pjekura për shkak se politikat amerikane janë edhe e ardhmja e globit.

Koreja e Veriut,tha ai është një rrezik permanent, meqenëse kemi të bëjmë me një lider tepër të papërgjegjshëm, i cili posedon armë bërthamore.