Samsung do ta fillojë vitin 2018 me procesor të ri Exynos

Kompania e njohur e procesorëve, Qualcomm, tre javë më parë zyrtarisht ka lansuar procesorin e ri Snapdragon 845. Procesori është i bazuar në procesin 10nm sikurse paraardhësit e tij.

Auto & Tek

31/12/2017 19:55

Snapdragon 845 do të jetë në dispozicion për versionet e Galaxy S9 dhe S9+ për Amerikën Veriore dhe Jugore si dhe për Kinën, transmeton Koha.net. Këta smartfonët e rinj, për tregjet tjera do të jenë në dispozicion me procesorin më të fundit Exynos të Samsungut.

Gjiganti i teknologjisë, Samsung, zyrtarisht do të lansojë procesorin e saj të ri Exynos me teknologji të fundit më 4 janar. Sipas raportimeve të mëparshme, procesori i ri do të quhet Exynos 9810.

Këtë informatë, Samsungu e ka bërë publike përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Twitter, Samsung Exynos. Në këtë postim ajo ka shkruar se procesori i ri “shkon përtej një komponenti”.