Sampaoli befason me deklaratë pas fitores me Realin

Trajneri i Sevillas, Jorge Sampaoli, ka folur pas fitores ndaj Real Madridit.

Sport

16/01/2017 09:19

Ai e pranon që s’ka besuar që mbrëmja të mbyllet në mënyrë të tillë.

“Kurrë s’e kam menduar që do të jetë kaq mirë. Mendova që do të jetë shumë e vështirë që skuadra të luajë siç unë desha, me lojtarë shumë të ri nga fillimi”, deklaroi Sampaoli, përcjellë “lajmi.net”.

“Ne e dimë se ka një mënyrë për të përgatitur veten, për të mposhtur skuadrat e forta. Gjithçka varet nga ne. Skuadra duhet të vazhdojë në këtë mënyrë”, shtoi ai.

Sevilla momentalisht ka vetëm një pikë më pak se Reali, që gjithsesi ka një ndeshje më pak.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6