Samiti i NATO-s: Maqedonia bëhet pjesë e Aleancës posa ta kryejë referendumin për emrin

Të 29 vendet anëtare të Aleancës Veriatlantike vendosen sot që Maqedonisë t’i japin ftesë për nisjen e bisedimeve para-aderuese. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se vendimi vjen pas Marrëveshjes historike midis Athinës dhe Shkupit për emrin.

Lajme

11/07/2018 18:20

Stoltenberg tha se pas përfundimit te bisedimeve dhe pas zgjidhjes se çështjeve të brendshme lidhur me emrin, Maqedonia do të bëhet anëtarja e 30 e NATOs

“E kemi mirëpritur me ngrohtësi Marrëveshjen historike të muajve të fundit mes Shkupit dhe Athinës. Dhe sot ramë dakord që të ftojmë qeverinë e Shkupit që t’i fillojë bisedimet paraqasëse. Me të plotësuar të gjitha procedurat kombëtare, posa të finalizohet marrëveshja e emrit, vendi do të bëhet pjesë e NATO-s si anëtari jonë i 30-të, dekalroi Jens Stolenberg në konferencë shtypi në Bruksel.