Sami Lushtaku ftohet nga Gjykata Speciale

Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku është ftuar nga Gjykata Speciale.

Lajme

11/12/2018 15:03

Gjykata Speciale i ka dërguar ftesë për intervistim edhe ish-komandantit të UÇK-së, Sami Lushtakut.

Kjo është bërë e ditur nga avokati mbrojtës, Arianit Koci, përcjell lajmi.net.

Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se “me autorizimin e klientit tim Z. Sami Lushtaku, ju njoftoj se z. Lushtaku ka pranuar një ftesë që me datën 14 janar 2019, të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës (ZPS) në Hagë”.

Ky është postimi i plotë:

Me autorizimin e klientit tim z. Sami Lushtaku, ju njoftoj se z. Lushtaku ka pranuar një ftesë që me datën 14 janar 2019, të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës (ZPS) në Hagë.

Kjo është ftesë për intervistim.

Z. Lushtaku do të paraqitet vullnetarisht dhe është i gatshëm të sqarojë çdo rrethanë të cilën ZPS është duke e hetuar.

Kjo është e gjitha për çfarë kemi njohuri tani për tani, dhe me mirësjellje kërkoj nga gazetarët që të mos e kontaktojnë z. Lushtaku rreth kësaj çështjeje. /Lajmi.net/