Sahatqija i quan terroristë Opozitën

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Teuta Sahatqija i ka quajt terroristë deputetët e opozitës.

Lajme

23/10/2015 19:40

Ajo në një postim të koleges së saj deputete, Alma Lama, në të cilën ajo paralajmëron se po nisej për në Seancën e Kuvendit, Sahatqija e ka këshilluar që ajo të kujdeset prej terroristëve.

Ndërkohë kjo deputete pritet të emërohet konsulle e Kosovës në New York.

Ndërsa Lama ka shkruar: “mora pushkën dola për liri…..dmth po nisem për në Kuvend”.