Sabri Fejzullahu nuk ka të ndalur, paralajmëron gjëra të mëdha

Ndonëse ka mbi 50 vite karrierë, këngëtari i njohur nuk po ndalet.

ShowBiz

25/09/2018 23:19

Fjala është për këngëtarin, Sabri Fejzullahu i cili deri më tani ka sjell projekte nga më të ndryshmet, shkruan lajmi net.

Ai ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “Mirage”, që është prodhim i lajmi net, ku ka folur rreth muzikës dhe jetës private.

Në shkurt të këtij viti ai mbajti koncert madhështor për nder të 50 vjetorit të karrierës, por që munguan disa fytyra të njohura publike.

Megjithatë, tashmë Fejzullahu ka zbuluar se është në përgatitje të katër projekteve të reja në mesin e tyre edhe një duet me një artiste të famshme kosovare.

Për të mësuar më shumë detaje ndiqni intervistën e mëposhtme. /Lajmi.net/

YouTube player