Sa kanë rëndësi gështenjat?

Meqenëse gështenja është e pasur me kalium, por nuk përmban shumë natrium, rekomandohet në dietën e të sëmurëve me çrregullime të veshkave dhe të gjakut.

Fun

21/09/2016 10:31

Përplot me vitaminë C

Shijen e shkelqyeshme e percjellin njëkohesisht edhe veçoritë e mira, të cilat janë treguar si shumë të dobishme për shendet. Nga frutat e tjera arrore dallon, sepse ka nivel më të ulët të yndyrave, dhe është e vetmja që përmban vitaminën C.

Ka shije të shkëlqyeshme, me plot vitamina, minerale, është ushqyese, tretet lehtë, e përshtatshme për ushqim të të moshuarve dhe të femijëve.

Gështenja e pjekur ka vlerë më të madhe ushqyese

Përmban vitamina te grupit A, C dhe B dhe minerale të rëndesishme, si kaliumi dhe fosfori, në sasi më të vogël, kalcium, magnez, sulfur, klor, hekur, baker, dhe mangan.