Rusia kërkon përfshirjen e Serbisë në hetimet për Oliver Ivanoviqin

“Rusia dënon me forcë aktin terrorist të vrasjes së Oliver Ivanoviqit dhe kërkon hetim të duhur me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të autoriteteve kompetente serbe si dhe të organizatave ndërkombëtare në përputhje me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara”.

Lajme

22/01/2018 13:59

Kështu ka deklaruar sot, ambasadori rus në Serbi, Aleksander Chepurin gjatë një takimi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, duke shtuar se vizita e tij në Kosovë paraqet një akt të guximshëm, transmeton lajmi.net.

Chepurin ka shprehur ngushëllimet e tij për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe theksoi se Rusia e dënon këtë akt terrorist.

Ai ka thënë se Kosova ka dështuar të zbatojë marrëveshjen e Brukselit për krijimin e komunave me shumicë serbe.

Ndërkaq, Vuçiq ka thënë se kjo vizitë ishte shumë e rëndësishme për bashkimin e popullit serb në Kosovë. Ai ka shtuar se Serbia do të bëj përpjekje që serbëve të Kosovës të ju lehtësohet jeta.

Chepurin falënderoi Vuçiqin për kontributin e tij në zhvillimin e marrëdhënieve serbo-ruse./Lajmi.net/