Rumania “makthi” i Shqipërisë (FOTO)

Rumania ka bilanc shumë më të mirë se sa Shqipëria në ndeshjet direkte.

Sport

18/06/2016 16:02

Rumania dhe Shqipëria e zhvillojnë ndeshjen vendimtare për pozitën e tretë në grupin A, të dielën nga ora 21:00.

Këto dy kombëtare janë takuar 16 herë në të kaluarën, me rumunët që kanë bilanc shumë më të mirë se sa kuqezinjtë.

Në 16 përballjet e zhvilluara, Rumania ka fituar në 11 prej tyre, tri janë mbyllur me barazim, ndërsa Shqipëria ka fituar në vetëm dy, përcjell Lajmi.net nga UEFA.


Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.