“Rruga e Kombit” kthehet në pusetë

Familjet, të cilat kanë banesat mbi “Rrugën e Kombit”, vazhdojnë të shkarkojnë ujrat e zeza mbi parmakët anësorë të rrugës.

Lajme

16/07/2018 13:10

Përveç rrezikut që krijohet nga lagështia, ujrat e zeza, të cilat janë të dukshme në muret mbrojtëse te kësaj rruge, japin një panoramë të shëmtuar për udhëtarët, në një kohë kur “Rruga e Kombit” kohët e fundit ka një ngarkesë të madhe të lëvizjes së automjeteve për shkak të sezonit turistik.

Përveç derdhjes së ujrave të zeza, skarpatës së rrugës i janë vjedhur rrjetat metalike mbrojtëse, duke u bërë rrezik për automjetet që përshkojnë këtë aks.

Deri më tani asnjë person nuk është ndjekur penalisht për dëmtimin e autostradës.