Rrokulliset me traktor, humb jetën bujku nga Rahoveci

Një person ka humbur jetën pasi është rrokullisur me traktorin e tij derisa ishte duke lavëruar tokën.

Lajme

23/05/2015 22:52

Rasti ka ndodhur në fshatin Çifllak të komunës së Rahovecit, raporton Orainfo.

Personi L.L (i njohur për redaksinë) nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të rënda të pësuara nga aksidenti me traktor.