Rriten çmimet e konsumit

Perimet, buka, drithërat dhe duhani kanë një ngritje të lehtë të çmimeve. Çmimi i mishit dhe pemëve është ngritur për 3.9 për qind, përkatësisht 2.2 për qind, në krahasim me vitin 2013. Shkalla mesatare vjetore e inflacionit për vitin 2013 ka qenë 1.8%.

Lajme

20/02/2014 21:38

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Konsumit”, ku krahasuar muaji janar i vitit 2014 me muajin dhjetor të vitit të kaluar çmimet e konsumit janë rritur për 0.3%.

Nëngrupet të cilave u janë rritur çmimet janë perimet, buka dhe drithërat dhe duhani.

“Indeksi i tërësishëm i Çmimeve të Konsumit në Kosovë për muajin janar 2014 është më i lartë për 0,3% , krahasuar me muajin dhjetor 2013. Janari i vitit 2013 krahasuar me muajin dhjetor 2012 ishte me çmime më të larta për 0,6%. Shkalla e inflacionit e matur në muajin janar 2014 me muajin janar 2013 ishte 0,2%”.

“Shkalla mestare vjetore e inflacionit në vitin 2013 ishte 1,8%”.

“Ngritje e Indeksit të Çmimeve të Konsumit vërehet te nëngrupet: Perimet (7,8%), buka dhe drithërat (0,9%), duhani (3,0%) me një ndikim të përbashkët prej 0,5% në IÇK-it”.

Ndërkaq, rënia e çmimeve është bërë me një ndikim të përbashkët prej 0.2%.

“Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e Indeksit të Çmimeve të Konsumit te nëngrupet: Pemët (-2,7%), përdorimi i pajisjeve për transportin personal-naftë dhe benzinë për (-1,2%) me një ndikim të përbashkët prej -0,2% në IÇK-it”.

“Çmimet e Konsumit në Kosovë u ngritën për 0,2% në muajin janar 2014 krahasuar me muajin janar 2013. Ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet: Mish (3,9%), pemë (2,2%), duhan (5,0%), veshje (3,2%), këpucë (3,6%), orendi dhe aparatura, qilima dhe shtroja tjera për dysheme (3,0%), shërbime hoteliere (3,2%), shërbime bankare (35,5%) me një ndikim të përbashkët prej 1,4% në IÇK-it”.

“Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve te nëngrupet: Bukë dhe drithëra (-7,2%), vajra dhe yndyra (-11,5%), perime (-4,4%), sheqer dhe ëmbëlsira (-4,8%), përdorimi i pajisjeve për transportin personal-naftë dhe benzinë për (-2,9%), me një ndikim të përbashkët prej -1,2% në IÇK-it”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga ASK.