Ronela vjen me stil ri në projektin që po sjell (Foto)

Këngëtarja Ronela Hajati njihet si njëra ndër këngëtaret tona që ndryshon shumë shpesh stil.

ShowBiz

29/04/2017 08:25

Ajo pothuajse në çdo klip që bën vjen ndryshe prej herës tjetër dhe shumë e veçantë, shkruan lajmi.net.

Nga imazhet të cilat i ka publikuar Ronela në rrjetin social Instagram, shihet me një stil krejtësisht të ndryshëm.

Në disa skena ajo do të paraqitet me flokë të kuqe, ndërsa në disa tjera me të zeza dhe me balluke.

Kënga e saj pritet të dal këto ditë, ndërsa xhirimet e klipit Ronela po i bën në Prishtinë. /Lajmi.net/