Ronaldinho emocionon botën e futbollit me skuadrën e re

Një nga lojtarët më të mirë që ka pasur futbolli do të rikthehet të luaj në moshën 36 vjeçare, për kënaqësinë e futbollit dhe gjithë tifozëve anembanë botës.

Sport

16/01/2017 19:39

Legjendari brazilian ka pauzuar vitin e fundit, ndërsa në 2015-tën ka veshur fanellën e Flamengos.

Ai tani është gati t’i rikthehet futbollit, për të zhvilluar sezonin e 18-të në karrierën e tij.

Për fat të keq Ronaldinho nuk do të rikthehet në Evropë, por do të mbetet në Amerikën e Jugut, dhe mediet vendase atje raportojnë se ish më i miri i botës, mund t’i bashkohet Chapecoensen, skuadër kjo që fitoi zemrat e gjithë tifozëve në botë, pas aksidentit tragjik ajror që i ndodhi, ku humbi pjesën më të madhe të lojtarëve./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6