Rita Ora uron motrën për ditëlindje, sjellin pamje nga ky vend

Motra e Rita Orës, Elena Ora feston sot ditëlindjen.

ShowBiz

20/10/2018 08:05

Me ç’rast nuk kanë munguar as urimet e shumta nga miqtë dhe familjarët e saj, përfshirë edhe Ritën, shkruan lajmi.net

Së fundmi, Ora ka publikuar një video në Instagram e cila ia uron ditëlindjen motrës teksa duket se janë duke u argëtuar në një klub nate.

“Ditëlindja e Elenës”, është mbishkrimi që ia ka vënë fotos.

Ndryshe, motra e këngëtares shqiptare me famë botërore, ka një lidhje të veçantë me Ritën. Jo vetëm familjare, por edhe profesionale – ajo është menaxherja e saj e shumë punëve në rrafshin artistik. /Lajmi.net/