Rita Ora nis pushimet me familje, vjen në top-formë nga Italia

Pas koncerteve të shumta, këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora është duke shijuar disa ditë pushimi.

ShowBiz

10/08/2018 20:33

Kësaj radhe, Ora ka vendosur që pushimet t’i kalojë së bashku me familjen e cila momentalisht është në Itali, shkruan lajmi net.

Nga atje, nuk ka ngurruar të sjell imazhe dhe video të shumta ku siç shihet po argëtohet pafund me nënën e saj, Verën.

Vera ditë më parë ndau me ndjekësit disa fotografi duke përgatitur ushqimin tradicional, flijën e që tregoi edhe për përbërësit e saj.

Nënë e bijë po shfaqen mjaft në formë, madje Vera po e sfidon edhe Ritën me format trupore. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BmTou84HmEw/?hl=en?&taken-by=ritaora