Rita me falënderim të veçantë për kryeministrin Haradinaj

Rreth orës 13:00 të ditës së djeshme, këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora arriti në Kosovë.

ShowBiz

18/02/2018 12:52

Menjëherë pas arritjes, ajo u vendos në një nga hotelet në qendër të Prishtinës, për të vazhduar më tej pas orës 15:00 me një konferencë për medie, shkruan lajmi.net.

Pas kësaj, këngëtarja u prit nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili e falënderoi atë që kishte ardhur të festonte bashkë me popullin vendas dekadën e parë të shtetit.

Përveç kësaj, Haradinaj i dhuroi Ritës edhe një hartë të Kosovës, që ta ketë kujtim si dhuratë nga Kosova në kremtimin e 10 vjetorit të Pavarësisë.

Rita ka qenë shumë e emocionuar për rastin që të jetë me popullin shqiptar në rastin e kësaj feste, andaj pothuasje çdo moment e ka filmuar në rrjete sociale.

Edhe pasi u largua nga Kosova, ajo vazhdon të ndajë momente nga vizita e vendlindjes dhe së fundi ka postuar disa fotrografi nga vizita tek kryeministri Haradinaj, të cilin shfrytëzoi rastin ta falënderonte edhe një herë.

“Ishte kënaqësi t’ju takoja kryeministër Ramush Haradinaj dhe të diskutojmë mbi të ardhmen emocionuese të vendit tonë. ??”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/