Rita e turpëruar nga lajmërimi i Calvin, nuk e ka pritur

Rita Ora thuhet të jetë ndjerë e turpëruar me lajmërimin e Calvin Harris në Twitter për ndarjen e tyre.

ShowBiz

11/06/2014 15:09

Lajmi se Rita dhe Calvin nuk janë më bashkë ka kapluar mediat gjithandej, pasi Harris ka shkruar në Twitter se Rita dhe ai ka kohë që kanë vendosur të mos jenë më bashkë.

Kjo ka ndodhur derisa Rita po kënaqej në Meksikë me shoqërinë dhe po postonte foto e lumtur edhe me njerëz për të cilët Calvin bëhej nervoz.

Ai ka shkruar se Rita dhe ai i kanë dhënë fund lidhjes së tyre dhe Rita është befasuar me atë postim.

‘Të dytë janë grindur shumë kohëve të fundit, ndërsa Calvin nuk është ndjerë mirë me publicitetin e madh që ka pasur duke qenë në lidhje me Ritën, por Rita nuk e ka pritur që ai do të shpallte ndarjen në Twitter’, ka thënë një burim.

Ajo është ndjerë e turpëruar pasi ka mësuar përmes Twitter se lidhja e saj me Calvin ka përfunduar.