Rishfaqet Shukriu, Kushtetuesja pranon shqyrtimin e kërkesës së tij

Gjykata Kushtetues ka pranuar që të marrë nën shqyrtim kërkesën e ish­kryebashkiakut të Peshkopisë, Shukri Xhelili, i arrestuar pas skandalit seksual me një punonjëse të Bashkisë.

Lajme

13/06/2016 13:53

Shukri Xhelili është shkarkuar me vendim qarkullues nga Këshilli i Ministrave, por ai ka vendosur që ta ankimojë shkarkimin.

Gjykata Kushtetuese do ta shqyrtojë kërkesën e tij dhe pritet që në muajt në vijim të marrë një vendim për shkarkimin e Xhelilit.