Rinas, arrestohet italiani, hyri në Shqipëri me armë në brez

Një shtetas i huaj u arrestua në aeroportin e Rinasit për armëmbajtje pa leje.

Lajme

04/05/2016 22:54

Policia kufitare e Rinasit ka vënë në pranga një person më kombësi moldave dhe shtetësi italiane, i cili po tentonte të hynte në Shqipëri me pistoletë në brez.

Sipas policisë, Igor Bodnari është pikasur nga sistemi i sigurisë së aeroportit, ndërsa mbante me vete një pistoletë tip “Beretta”.

Policia po heton për zbardhjen e të shkuarës së të arrestuarit dhe lidhjet me vendin tonë.