Rezultatet preliminare për komunat e mëdha: PAN prin në katër komuna, VV në tri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon të bëjë numërimin e votave dhe përditësimin e faqes së saj zyrtare në internet.

Lajme

12/06/2017 00:34

Sipas rezultateve të deritanishme të KQZ-së, nga shtatë komunat më të mëdha në vend, koalicioni PAN (PDK-AAK-Nisma) prinë në katër komuna, ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje prinë në tri sosh, transmeton Telegrafi.

Vlen të theksohet se koalicioni në mes LDK-AKR-Alternativa ka arritur të radhitet e dyta në pesë nga këto komuna dhe e treta në dy prej tyre.

Rezultatet e deritanishme sipas komunave më të mëdha:

Prishtinë: VV prin me 42.03%; LDK 34.62%; PAN 19.98%

Ferizaj: VV prin me 34.57%; LDK 30.48%; PAN 30.02%

Pejë: PAN prin me 34.86%; LDK 30.05%; VV 26.42%

Gjakovë: PAN prin me 50.77%; LDK 22.99%; VV 21.90%

Prizren: PAN prin me 35.60%; VV 20.17%; LDK 17.53%

Mitrovicë: PDK prin me 36.71%; VV 30.63%; LDK 28.94%

Gjilan: VV prin me 34.81%; LDK 27.54%; PAN 22.03%.