Rezultatet e provimit të maturës shtetërore në korrik

Rezultatet e provimit të maturës shtetërore, bëhet e ditur, se do të publikohen 3 korrik 2017, në të gjitha shkollat ku nxënësit kanë mbaruar shkollimin e mesëm të lartë.

Lajme

24/06/2017 15:33

Ndryshe, provimi i maturës shtetërore vlerëson arritjet e njohurive, shkathtësive dhe aftësive të nxënësve, të cilat i kanë fituar gjatë arsimimit parauniversitar në përputhje me kurrikulën e Republikës së Kosovës.

Po ashtu, si test përcakton edhe nivelin e kompetencave të arritura të nxënësve, dhe përfundimi me sukses i këtij testi mundëson më pas aplikimin për studime në universitet.

Pragu i kalueshmërisë në provimin e maturës shtetërore sipas Ligjit për provimin e maturës shtetërore është 40 për qind.