Rexhepi: Geci nuk është jashtë shtetit

Bajram Rexhepi thotë se Gani Geci, i dyshuar për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit, nuk ka arritur që të dal jashtë territorit të Kosovës. 

Lajme

06/08/2014 16:32

Ministri në detyrë i punëve të brendshme, Bajram Rexhepi, nuk beson që Gani Geci ka ikur nga Kosova.

Ai ka shtuar se janë të palogjikshme pohimet e familjarëve të Gecit, të cilët thonë se i njëjti është jashtë territorit të Kosovës.

Sipas ministrit në largim, në ditën kur ndodhi vrasja, zyrtarët e shtetit nëpër kufij kanë qenë në krye të detyrës.

Ai shtoi se nëse Geci arriti të dal jashtë territorit të Kosovës, atëherë do të jetë e vështirë që ai të kapet.

Këto komente ai i bëri pas një ceremonie të dorëzimit të mjeteve për sigurimin e kufirit nga ambasada amerikane. (Klan Kosova)