Rënie e madhe e euros, pritet zbutje e politikës monetare

Kursi i këmbimit të euros të hënën në tregjet revizore ndërkombëtare ka rënë në nivelin më të ulët gjatë gati nëntë vjetëve  të shkuar, sepse investitorët presin që shkalla e inflacionit në eurozonë do të rrëshqasë në negative. 

Lajme

05/01/2015 20:18

Kjo dhe situata e ndërlikuar politike në Greqi do të mund të detyronte Bankën Qendrore Evropiane për zbutje kuantitative të politikës monetare.

Kursi i euros ra sot në tregjet aziatike në vetëm 1.1860 dollarë, nivelin më të ulët që nga prilli i vitit 2006. Më vonë, në tregjet evropiane euro u këmbye me 1.1938 dollarë, transmeton lajmi.net.

Investitorët parashohin që Banka Qendrore Evropiane po përgatitet të zgjerojë programin e blerjes së bonove sipas shembullit të Bankës Qendrore amerikane, asaj britanike dhe japoneze. Spekulimeve të tilla i japin mbështetje edhe deklaratat e kreut të BQE-së, Mario Draghi, i cili të premten ka thënë se risku që Banka qendrore të mos i përmbush detyrat e ruajtjes së stabilitetit të çmimeve është më i madh seç ishte para 6 muajve.

Të mërkurën do të publikohen vlerësimet e shkallës së inflacionit. Ekonomistët parashohin se vlerësimet e Eurostatit do të tregojnë rënie të çmimeve të konsumit në eurozonë për 0.1 për qind, që do të ishte rënia e parë që nga viti 2009. godine. Kjo mund të ndikojë që BQE të zbut politikën monetare në mbledhjen e rregullt të saj më 22 janar.