Rënia e madhe e Vetëvendosjes në Prishtinë – humb 14 mijë vota

Përpjekja e Lëvizjes Vetëvendosje për ta nxjerrë vetën fituese duke krahasuar rezultatin e djeshëm me atë të zgjedhjeve të parafundit, po e nxjerr qesharake këtë subjekt politik. E vërteta është se në këto zgjedhje Vetëvendosje rezulton si humbësja më e madhe – nëse e krahasojmë me rezultatin e zgjedhjeve të fundit. Këtë e ilustron më së miri Prishtina, ku Vetëvendosje ka humbur plotë 14.535 vota.

Lajme

23/10/2017 16:09

Lëvizja Vetëvendosje ka korrur një rezultat të keq në Prishtinë; qytetin që ishte konsideruar bastion i saj.

Sipas të dhënave të KQZ’së, tash kur janë numëruar mbi 90% të votave në Prishtinë, del se Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 24.156 vota për Asamble, ose 32.81%. Kurse LDK ka marrë 21.012 vota ose 28.54%.

E që i bie se Vetëvendosje ka një rënie drastike.

Në zgjedhjet e mbajtura tre muaj më parë Vetëvendosje në Prishtinë kishte arritur të marrë 38.691 vota ose 42.48%. LDK, ndërkaq, kishte marrë 30.994 vota ose 34.03%.

E që i bie se Vetëvendosje ka humbur plotë 14.535 vota në Prishtinë.

Kësi humbje si Vetëvendosje ka pësuar vetëm PAN’i në zgjedhjet e qershorit.

Pavarësisht kësaj, në Lëvizjen e Albin Kurtit nuk po e pranojnë këtë rezultat. Ata mbrëmë dhe sot vazhdojnë të bëjnë krahasime me zgjedhjet e para katër vitesh, e jo me zgjedhjet e para tre muajsh, duke u dalë kështu jashtëzakonisht qesharak. /Express

Zgjedhjet Qendrore – 11 qershor