Rënia e ‘Gardës së Vjetër’ të LDK-së!

Garda e vjetër e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ka korrur sukses në zgjedhjet e 11 qershorit, të paktën sipas rezultateve të para që janë duke dal.

Lajme

13/06/2017 18:22

Sabri Hamiti, Ismet Beqiri, Melihate Tërmkolli, Skender Hyseni, etj., që njihen si themeluest të LDK-së, deri me tash qëndrojnë keq me vota.

Pavarësisht se Hamiti e Beqiri renditen mirë në listën e LDK-së, nuk kanë arritur të marrin shumë vota nga elektorati si në zgjedhjet tjera, shkruan lajmi.net‌.

Në Kamenicë Ismet Beqiri ka vetëm 57 vota, Sabri Hamiti i ka vetëm 23 vota në këtë qytet. Melihate Tërmkolli i ka vetëm 4 vota më shumë se Sabri Hamiti në Kamenicë. E përkthyesi i Ibrahim Rugovës, Skender Hyseni,  në qytetin e Kamenicës ka marr vetëm 18 vota.

Ismet Beqiri ka pësuar rënie drastike edhe në Prishtinë. Të paktën sipas një liste që ka qarkulluar e degës së katërt e LDK-së në Prishtinë, Ismet Beqiri ka marr 685 vota. Kujtojmë se Beqiri ishte kryetar i Prishtinës, por kjo nuk i ka ndihmuar që të votohet për deputet.

Sipas po të njëjtës listë Sabri Hamiti ka marr vetëm 248 vota, ndërsa Tërmkolli ka marr 219 vota.

LDK-ja bashkë me AKR-në e Behgjet Pacollit dhe Alternativën e Mimoza Kusarit, ka dal 25 për qind në këto zgjedhje.

Ndërsa zgjedhjet e kaluara LDK e vetme doli 25 për qind./Lajmi.net/