Rënia e flokëve: Si dhe pse meshkujt bëhen tullacë

Pothuajse të gjithë meshkujt humbasin flokët në mënyrë progresive përderisa ata rriten. Për disa humbja është mezi e dukshme. Për të tjerët është e qartë, dhe kur rënia e flokëve është e madhe ose ndodh në një moshë të re, mund të jetë shumë shqetësuese.

Lifestyle

28/08/2015 10:49

Shenja dalluese që tregon se një mashkull do të mbesë pa flokë është kur humbja e flokëve fillon në një model të veçantë. Përderisa kjo tingëllon e thjeshtë, në fakt ka tre zona kryesore të rënies së flokëve, dhe humbja relative në secilën nga këto zona prodhon ndryshime në modelin e progresit të rënies së flokëve.

Këto janë:
42-25545891
1. Humbja e flokëve në pjesën e përparme apo vijën e flokëve duke lëvizur nga mbrapa. Kjo fillon të ndodh kur mashkulli nga adoleshenca është duke kaluar në burrëri. Më pak se 5% e meshkujve mbesin me vijën e njëjtë të flokëve në pjesën e përparme të kokës edhe kur hynë në moshë madhore. Në përgjithësi, humbja e flokëve në këtë zonë është e butë. Disa meshkuj zhvillojnë recesion të dukshëm dhe kjo mund t’i paraprijë rënies së flokëve në pjesë tjera të kokës më ngadalë përgjatë viteve.
42-28358584
2. Humbja e flokëve në ‘kurorë’ fillon në pjesën e prapme të kokës dhe përhapet më pas në të gjitha drejtimet, duke formuar një pjesë tullace rrethore në kokë.
rexfeatures_365087a
3. Dobësimi i përgjithshëm i flokëve në mesin e kokës (në majë të kokës) shpesh vërehet si rënia e zgjeruar e flokëve në pjesën qendrore. Ky model i rënies është më i shquar tek meshkujt aziatik. Kjo lloj humbje është model edhe për humbjen e flokëve tek femrat – ekuivalenti femër i modelit mashkullor që ndikon në rreth 75% të grave përderisa ato plaken, transmeton Lajmi.net.

Një aspekt interesant i humbjes së flokëve është mënyra se si rënia e flokëve përhapet shpejt nga një gjëndër e flokut në një tjetër, pa lënë mënjanë zona. Efekti i tillë i humbjes së flokëve mundëson që humbja të zgjerohet ngadalë, pa kursyer asnjë gjëndër nga zona e prekur.

Faktorët gjenetik dhe epigjenetik duket se janë të përfshirë në rënien e flokëve. Mekanizmat e këtyre faktorëve që prodhojnë humbje të flokut duhet ende studiuar, por kjo nuk i ka ndaluar mjekët që të punojnë në modelin e humbjes së flokëve për t’i ndihmuar pacientët.

Një tjetër gjë interesante e humbjes së flokëve favorizuese është se ka zona në kokë që nuk preken fare nga humbja, edhe pse pjesa tjetër po. Kjo ka bërë që mjekët të shpikin metodën e transplantimit të gjëndrave të flokut nga pjesa ku ka flokë në atë pjesë ku nuk ka.

Mijëra burra dhe gra në mbarë botën tani kanë zhdukur plotësisht zonat tullace duke marrë ‘hua’ qime nga pjesa e kokës ku ka flokë, për të plotësuar boshllëqet, transmeton Lajmi.net.

Kombinimi i terapive të reja mjekësore për rënien e flokëve së bashku me kirurgji do të thotë se për disa meshkuj, rënia e flokëve nuk është më një problem. (Lajmi.net)