Reina: Juventus mund ta fitojë ligën qysh në prill

Portieri i Milan, Pep Reina, mendon se është vetëm një favorit sa i përket Scudettos.

Sport

30/11/2018 23:13

Juventus është favoriti absolut. Ata kanë grumbulluar plot 37 pikë në 13 ndeshje këtë sezon në Serie A.

“Zonja e vjetër” është shkëputur me 8 pikë nga vendi i dytë (Napoli), dhe Reina mendon se situata vështirë se do të ndryshojë.

“Më vjen keq të them se është vetëm një favorit” ka thënë portieri i Milan, shkruan “Football Italia”, transmeton lajmi.net.

“Anti – Juventus është vetëm Juventusi. Nëse ata janë në formë do ta fitojnë ligën qysh në prill” ishin fjalët e tij.

Kujtojmë se Reina nuk ka fituar minuta në formacionin e Milan, duke mos arritur të fitojë në konkurrencën me Donnarumma. /Lajmi.net/