Regjistronin seks në vende publike, arrestohet çifti i porno-amatorve (Foto)

Regjistronin porno amatoriale në vende publike dhe për këtë janë arrestuar. Leslie Sessions, 30 vjeçe dhe burri i saj Derek Calloway, 37-vjeç janë bërë protagonistë të disa videove me “pullë të kuqe” dhe më pas i kanë shpërndarë imazhet në rrjet.

Lifestyle

08/09/2017 12:23

Sipas “The Sun” imazhet vijnë nga Trumann, një qytet në Arkansas ku çifti jetonte bashkë me dy fëmijët e tyre.

Dyqane, parqe publike, pube janë disa nga skenarët e filmave të tyre derisa policia ra në gjurmët e tyre dhe i ndaloi.

Në këtë mënyrë çifti kishte ngritur një biznes që u jepte 800 dollarë në muaj. Mjaftonte të bënin seks në ambiente publike dhe ta postonin në Twitter.

Çifti është akuzuar për akte të turpshme në vende publike, por të dy e mohojnë akuzën. Të dy rrezikojnë një dënim deri në 7 vjet burg. /Lajmi.net/