Recetë e lehtë, e shpejtë dhe e shijshme

Përbërësit për 4 përsona: 250gr gjizë 150ml qumësht 100gr miell 2 vezë sheqer i kuq 50gr maja për ëmbëlsirë gjalpë 200gr fruta pylli Përgatitja: Lajmë frutat e pyllit dhe i vendosim në një tenxhere, shtojmë 2 lugë sheqer të kuq dhe 100ml ujë. Lëmë të zihen rreth 10 minuta në zjarrë të ngadaltë, derisa frutat të…

Lifestyle

28/01/2016 04:49

Përbërësit për 4 përsona:

250gr gjizë
150ml qumësht
100gr miell
2 vezë
sheqer i kuq
50gr maja për ëmbëlsirë
gjalpë
200gr fruta pylli

Përgatitja:
Lajmë frutat e pyllit dhe i vendosim në një tenxhere, shtojmë 2 lugë sheqer të kuq dhe 100ml ujë.
Lëmë të zihen rreth 10 minuta në zjarrë të ngadaltë, derisa frutat të jenë të buta dhe si shurup.
Në një tas thyejmë vezët dhe i bashkojmë me gjizen, miellin, niseshten, qumështin dhe pakëz kripë. Përzieni të gjitha fillimisht me lugë druri e më pas me mikser.
Ngrohim një tigan me diametër rreth 12cm e lyejmë me pak gjalpë dhe hedhim mbi të një garuzhde brumë. Pasi të jetë pjekur nga njeri krahë pancakes, e kthejmë në krahun tjetër dhe lëmë të piqet. Veprojmë në të njejtën mënyrë me të gjitha petullat apo pancakes e tjera. Servohën të ngrohta duke i shtruar njëra mbi tjetrën dhe duke i mbuluar me frutat e pyllit.
12897_l
Receta është gati, ju bëfte mirë!