Reagon Ismaili: Nuk desha të jem në kryesinë e PSD-së, s’kam qenë as në VV

Fisnik Ismaili, një nga figurat kryesore i cili u bë së fundi pjesë e Partisë Social Demokrate të Shpend Ahmetit, nuk është parë të jetë pjesë e kryesisë së këtij subjekti partiak.

Lajme

25/05/2018 21:53

Ismaili ka reaguar duke thënë se vet që nuk deshi të ishte pjesë e kryesisë së PSD-së, transmeton lajmi.net.

”O, s’kam dashtë me qenë në Kryesi, breh. Edhe e ceka dje në mledhje se s’po due. Edhe s’kam qenë as në Lëvizje, pikërisht se mendoj edhe besoj që angazhimi im në prapavijë është edhe më i dobishëm, edhe më i frytshëm. Kjo, besoj, që për të 70-tën herë e konfirmon se veprimet e mia politike asnjëherë nuk janë ba për funksion”, ka thënë ai në një reagim të tij.

Lajmi.net sot gjatë ditës raportoi se pjesë e listës së emrave të kryesisë që PSD-ja ka bërë publike nuk janë parë të jenë deputetët e kësaj partie Fisnik Ismaili, Faton Topalli e Shqipe Pantina.

Megjithatë burimet e lajmi.net brenda PDS-së thanë se Ismaili, Pantina e Topalli nuk i kanë marrë vota të mjaftueshme për tu përfshirë në kryesi.

“Procesi ka shkuar përmes zgjedhjeve edhe ka pas të drejt të kandidoi çdonjëri dhe me u votu çdonjëri”, ka thënë burimi në fjalë.

Përveç Ismailit nuk ka pasur reagim nga Topalli e Pantina. /Lajmi.net/

Lexo edhe:

Pse PSD i la jashtë funksioneve të partisë Ismailin, Topallin e Pantinën?